E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

featured
Press Online
28 Gusht 2025, 11:15

Ylli i ri i rrjeteve sociale, Jack Kay, i njohur ndryshe si “Ibiza Final Boss”, ka nënshkruar këtë javë një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë disa dhjetëra mijëra paund me gjigantin britanik të modës, boohooMAN. Lajmi është konfirmuar nga menaxherët e tij në Neon Management, të cilët theksuan se Jack është shumë entuziast për këtë hap të ri në karrierën e tij.

  • vjeçari u bë i famshëm brenda pak ditësh pasi një video e tij duke kërcyer në Ibiza u bë virale në rrjete sociale. Pamja e tij unike, përfshirë modelin e flokëve “tas”, e bëri atë të spikaste mes qindra turistëve dhe i solli mijëra ndjekës të rinj. Pas suksesit të papritur, Jack firmosi me agjencinë e njohur Neon Management. Marrëveshja me boohooMAN shihet si hapi i parë i madh drejt një karriere më të gjerë në botën e argëtimit dhe modës. Sipas “Daily Mail”, Jack vizitoi selinë e kompanisë në Manchester për të firmosur kontratën, ndërsa një foto e publikuar nga mediat britanike e tregonte atë me një bluzë ku shkruhej “IBIZA FINAL BOSS”.
  • Popullariteti i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë markave të tjera. Madje edhe Greggs, rrjeti i famshëm britanik i furrave, publikoi një foto të biskotave që ngjanin me pamjen e tij, duke shkruar me humor: “Gingerbread Man final boss”. Krahas modës, Jack ka nisur edhe karrierën muzikore, duke publikuar këngën “Ibiza Final Boss” në bashkëpunim me Carnao Beats

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter