Deputeti i PDK-së Jakup Nura para seancës konstituive të Kuvendit tha se çdo vendim i Gjykatave nuk iu ka shkuar për shtat LVV-së.
Ai u shpreh optimist në kalimin e bllokadës. Derisa tha se gjatë kësaj kohe deputetët e partisë së tij nk kanë shkuar në pushim, por tha se zgjedhja iu takon partisë fituese- LVV-së.
“Na si PDK e kemi shqyrtu mundësinë me ndejt në parlament edhe 48 orë vetëm me iu dhënë mundësinë që sa më shpejt të zgjidhet ky problem, mendoj që këtë radhë do të kemi një angazhim ma të madh rreth limitit të kohës së qitjes në propozim të kandidatit, besoj që ka më shku më shpejt se sa që ka shku deri më tani , propozimet që i kanë bërë për 48 orë ka me u shkurtu koha.”, tha ai./21Media


