Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore deri në 40 minuta.

featured
Press Online
17 Gusht 2025, 09:35

Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore deri në 40 minuta, informon PressOnline.al.

Në pikat e tjera kufitare, siç thonë nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), nuk ka pritje më të gjata nga ana e Maqedonisë për hyrje ose dalje nga shteti.

Në pikën kufitare “Bogorodicë” këtë mëngjes për dalje nga shteti drejt Greqisë fqinje pritet rreth 40 minuta, ndërsa në “Tabanoc” pritja është rreth gjysmë ore, informojnë nga LAMM.

Edhe nga kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, të cilat janë vendosur në pikat kufitare dhe tregojnë gjendjen në kohë reale, mund të shihet se në “Bogorodicë” këtë mëngjes ka gjashtë kolona automjetesh që presin për dalje nga shteti.

Në pikat e tjera kufitare, sipas LAMM, nuk ka pritje të gjata nga ana e Maqedonisë për hyrje ose dalje nga shteti.

Siç njofton LAMM, për shkak të pushimeve verore është rritur qarkullimi i automjeteve. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa

pengesa, mbi karrexhata të thata, ndërsa intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i shtuar.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi të paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për aksin Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter