Andonov: Propaganda ruse synon ta mbajë Maqedoninë jashtë BE-së

featured
Press Online
17 Gusht 2025, 12:35

Profesor Dr. Oliver Andonov, në një analizë të publikuar nga Civil Media, ngre alarmin se Rusia po ushtron ndikim të thellë në Maqedoninë e Veriut përmes propagandës, manipulimit historik dhe shfrytëzimit të elementeve kulturore e fetare, duke e shndërruar vendin në një “shtet proxy” për interesat e saj gjeopolitike, informon PressOnline.al

Sipas tij, rrjetet sociale dhe mediat janë kthyer në instrumentet kryesore të krijimit të opinionit publik pro-rus dhe anti-perëndimor, ndërsa ndikimi i të ashtuquajturës “botë serbe” është vetëm një zgjatim i narrativës ruse në rajon.

“Përmes manipulimeve historike dhe mitologjisë pansllaviste të lidhur me Ortodoksinë, Rusia krijon imazhin se BE, NATO dhe SHBA janë armiq të maqedonasve, ndërsa paraqitet si aleati historik i tyre. Kjo është një strategji klasike e luftës hibride”, thekson Prof. Andonov.

Ai nënvizon se objektivi kryesor i Kremlinit është të pengojë integrimin evropian të Maqedonisë dhe të dobësojë ndikimin e NATO-s, ndërkohë që si alternativë qytetarëve u serviret modeli i BRIKS-it.

Si zgjidhje, Andonov sheh forcimin e rezistencës së brendshme dhe mbështetje më të madhe nga partnerët euroatlantikë. “Maqedonia ka nevojë për një ndikim të planifikuar dhe afatgjatë politik, ekonomik, kulturor dhe arsimor nga BE, SHBA dhe Britania e Madhe, për të neutralizuar kërcënimet hibride ruse”, përfundon analiza e tij.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter