Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka nderuar sot kujtimin e ish-kryetarit Arbën Xhaferi në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke vendosur kurorë me lule pranë varrit të tij dhe vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare, përcjell PressOnline.al.
Në vazhdim ua sjellim të plotë kumtesën e Partisë Demokratike Shqiptare;
Të nderuara media,
Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi, kreu sot homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të partisë, z.Arbën Xhaferi, me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të ndjerit.
Kryetari Thaçi vendosi kurorë me lule në shenjë respeki dhe mirnjohjeje për jetën, veprën dhe kontributin e çmuar të z.Arbën Xhaferi në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare.
Me ç’rast kryetari Thaçi përpara gazetarëve potencoi se “Themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë i ka vendosur Arbën Xhaferi”.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!



