Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se gjatë takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin të premten, do të përpiqet që një pjesë e territorit të pushtuar nga Rusia t’i kthehet Ukrainës.
“Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Ukrainës. Ata kanë marrë territore kryesore. Do të përpiqemi t’i rikthejmë Ukrainës një pjesë të atij territori,” u shpreh Trump në një konferencë për shtyp.
Ai tha se bisedimet në Alaska do të jenë një “takim ndjesor”, me synimin për t’i bërë presion Putinit që të ndalë luftën. Sipas Trump, mund të ketë “shkëmbime ose ndryshime territoresh”.
Trump shtoi se nëse Putin propozon një “marrëveshje të drejtë”, ai do t’i informojë liderët evropianë, por fillimisht do të flasë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “nga respekti”.
“Do ta marr në telefon i pari, do ta marr pas takimit, dhe ndoshta do t’i them ‘shumë fat, vazhdo luftën’, ose ndoshta ‘mund të arrijmë një marrëveshje’,” tha ai.



