Vota për Besëlidhjen Fronti Kombëtar – Jo për përfaqësues të kontrolluar nga Mickoski dhe VMRO!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Editorial nga PressOnline.al

Ka ardhur koha që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut t’ia thonë troç Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së: Mjaft! Nuk mund të vendosni më për ne, shkruan PressOnline.al

Nuk është normale, nuk është demokratike dhe absolutisht nuk është e pranueshme që një politikan si Hristijan Mickoski, i njohur për retorikën e tij nacionaliste dhe shpeshherë anti-shqiptare, të ketë ndikim në atë se kush do të jetë kryetar komune apo përfaqësues politik i shqiptarëve.

Kemi vite që flasim për barazi, për integrim, për respekt. Por si mund të ketë respekt, kur vetë shqiptarët nuk po zgjedhin më vetë përfaqësuesit e tyre, por ua “zgjedh” VMRO-ja nëpërmjet lojërave politike dhe pazareve të pista me (V)LEN-in.

Nuk ka më kohë për iluzione
Është e qartë: Mickoski nuk ka asnjë interes për të mirën e shqiptarëve. Ai ka interes për një version të shtetit ku shqiptarët janë nën kontroll, të përçarë dhe të përfaqësuar nga figura të dobëta, që nuk guxojnë të flasin ndryshe nga ajo që thotë VMRO-DPMNE.

Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje politike etnike, që godet në palcë përfaqësimin shqiptar.

Zgjidhja është te vetë shqiptarët – jo te partitë maqedonase
Në këtë situatë, shqiptarët kanë vetëm një rrugë: të bashkohen dhe të votojnë për veten, për përfaqësuesit që nuk i kontrollon askush nga jashtë.

Një votë për një forcë, si Besëlidhja – Fronti Kombëtar për Integrim, është më shumë se votë për një parti – është deklaratë kombëtare:

“Ne nuk pranojmë të na vendosin të tjerët!”

Sepse nëse nuk bashkohemi rreth kauzës sonë kombëtare, atëherë do të përfundojmë si votues figurativë në një teatër ku dikush tjetër luan rolin tonë.

Zgjedhjet lokale 2025, dhe çdo zgjedhje që vjen, nuk janë vetëm për një mandat katërvjeçar. Janë për identitetin tonë politik, për vendin që shqiptarët kanë në këtë shtet.

A do të jemi popull që zgjedh vetë, apo popull që të tjerët zgjedhin për të?

Shqiptarët nuk janë as pakicë e heshtur, as numër në listë. Janë faktor. Por për të qenë faktor real, duhet të votojnë si një trup i bashkuar, me vetëdije dhe pa frikë.

Është koha për dinjitet politik
Nëse shqiptarët nuk i thonë “JO” ndërhyrjes së Mickoskit sot, nesër nuk do të kenë as të drejtën të ankohen.

Dhe nëse e shesin votën për një vend pune, për një tender, apo për një favor, atëherë e kanë humbur të drejtën të kërkojnë respekt. Sepse askush nuk e respekton një votë që nuk e respekton vetveten.

Nuk e dimë nëse Besëlidhja është e përkryer. Por një gjë po:

Një forcë që nuk kontrollohet nga VMRO DPMNE, që nuk përkrahët nga Mickoski dhe që flet shqip pa censurë – është rrugës së popullit shqiptar.

Në këtë betejë nuk jemi kundër askujt. Jemi pro vetes.

Sepse në fund të ditës, nëse ne nuk vendosim për veten – të tjerët do të vazhdojnë të vendosin për ne.(PressOnline.al)

Vota për Besëlidhjen Fronti Kombëtar – Jo për përfaqësues të kontrolluar nga Mickoski dhe VMRO!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *