Sot skadon ultimatum për Putin, Trump: Gjithçka varet nga presidenti rus, gati të takohem me të

featured
Press Online
08 Gusht 2025, 16:18

Sot është afati i fundit i vendosur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që Rusia t’i japë fund luftës, ose në të kundërt do të përballet me sanksione shtesë ekonomike.

Ndërsa u pyet për respektimin e afatit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se gjithçka varet nga presidenti rus dhe është në pritje të shohë se çfarë ka për të thënë kreu i Kremlinit.

Ai shtoi më pas se ishte “shumë i zhgënjyer” nga Putini, por theksoi se është gati të takohet me udhëheqësin rus, pavarësisht nëse ai takohet ose jo me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kjo bie ndesh me raportin e New York Post, që citonte një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit Trump do të takohej me Putinin vetëm nëse udhëheqësi rus do të takohej me Zelenskyn. Por këtë opsion, shefi i Kremlinit e ka hedhur poshtë më herët.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter