Sefer Selimi reagoi ndaj qëndrimit të presidentes Siljanovska-Davkova, përcjell PressOnline.al.
“Thirrjet nacionaliste dhe thirrjet për gjenocid nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen njësoj. Ndërsa, nëse tashmë po i krahasoni, atëherë krahasojini me “Selaniku është i yni“ ose “Maqedonia të jetë e plotë“, sllogane që ushtojnë në mitingjet tuaja partiake, të cilat nuk i keni dënuar kurrë! Por, duket se profesoresha Siljanovska nuk ia ka dhënë atë mësim presidentes Davkova: kur gjykon, nuk duhet të relativizosh dhe nuk duhet të bësh krahasime – shkroi Selimi në Facebook.



