Një tjetër mbrëmje emocionuese, një tjetër synim për histori nga Shkëndija.
Skuadra shqiptare do të përballet sonte me Qarabag, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Qarabagut do të luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke filluar nga ora 20:00.
Bazuar tek kuotat e basteve, skuadra nga Azerbejxhani shihet si favorite, me fitoren e këtij ekipi që kuotohet me 1.62. Një fitore e mundshme e Shkëndijës, ka kuotën prej 4.75, ndërsa barazimi vlerësohet me 3.20.
Nëse Shkëndija eliminon Qarabagun, në playoff të Ligës së Kampionëve luan me fituesin e ndeshjes Ludogorets/Ferencvaros.
/GazetaBlic Sport/





