Xhaka takohet me aktorin e famshëm britanik, Jason Statham

featured
Press Online
08 Korrik 2025, 15:12

Gjatë pushimeve të tij të fundit, Granit Xhaka, ka publikuar një moment të veçantë.

Ylli shqiptar, i cili është bërë një nga figurat më të dalluara në botën e futbollit, është takuar papritmas me aktorin e famshëm britanik, Jason Statham.

Ky takim është bërë publik nga vetë Xhaka, i cili ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë yllit të Hollivudit.

Foto: Screenshot/Instagram

Në InstaStory-n e tij, Xhaka ka postuar këtë imazh që ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit.

Fotografia tregon dy figura të njohura në botën e sportit dhe kinemasë, duke krijuar një ndërthurje interesante mes dy fushave të ndryshme të argëtimit dhe famës.

Futbollisti i Bayer Leverkusen po shijon pushimet me bashkëshorten e tij, Leonitën dhe fëmijët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter