Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Alban Zogaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka quajtur këtë si vazhdimësi të një serie dështimesh që po përsëriten çdo 48 orë.
“Po vijmë çdo 48 orë dhe e kemi të njëjtin rezultat. Qytetarët kanë filluar, shoqëria civile ka filluar me protestë dhe kjo është një shenjë e mirë”, tha Zogaj për media pas përfundimit të seancës.
Ai shtoi se këto protesta duhet të drejtohen ndaj partisë fituese të zgjedhjeve, e cila sipas tij, mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar.
“Fajtori kryesor për këtë situatë që e kemi aktualisht është partia e cila i ka fituar zgjedhjet në këtë vend”, është shprehur Zogaj.


