216 mijë pasaporta bullgare për maqedonasit: Identitet apo interes?

featured
Press Online
25 Qershor 2025, 09:25

Gjatë një periudhe prej gati dy dekadash, mbi 216 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë pasaportë bullgare, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Daniell Mitov, informon PressOnline.al

Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara nga Mitov, nga 1 janari i vitit 2007 deri më 17 qershor të vitit 2025, gjithsej 216.594 persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut kanë përfituar shtetësi bullgare.

“Gjatë periudhës prej 1 janar 2007 deri më 17 qershor 2025, janë dhënë gjithsej 216.594 pasaporta për shtetas të Bullgarisë për të cilët kemi informacion se kanë edhe shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri bullgar Mitov.

Këto shifra nxjerrin në pah një fenomen të kahershëm që ka qenë vazhdimisht temë diskutimi në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes – çështja e shtetësisë së dyfishtë dhe identitetit kombëtar.

Autoritetet bullgare përgjithësisht e lidhin dhënien e shtetësisë me “origjinën bullgare”, ndërsa një pjesë e aplikantëve nga Maqedonia e Veriut janë përballur me kritika për shkak të përfitimit të dokumenteve bullgare kryesisht për qëllime të migrimit ekonomik në Bashkimin Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter