Policia do ta largojë me forcë serbin që iu hoq shtetësia e Kosovës

featured
Press Online
15 Qershor 2025, 01:01

Policia ka nisur procedurat e largimit me forcë nga territori i Kosovës të serbit që iu hoq shtetësia e Kosovës për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare.  Për këtë ka raportuar Portali Dukagjini gjatë ditës së sotme me burime të veta.

Policia ka njoftuar se deri në përfundimin e procedurave, Nikola Vujoviqit i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës”, njoftoi PK.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter