Arben Fetai i mbanë ison Izet Mexhitit, ndërsa ai i merr ASH-së pozitat në Qeveri

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Arben Fetai u zotua se të gjitha pozitat që i ka pasur ASH-ja në qeveri do ti ruaj, duka ja mbajtur ison Izet Mexhitit, Klanit të “Llërcës” dhe politikave diskriminues ndaj shqiptarëve të Hristijan Mickoskit.

Por në praktik del e kundërta, pas largimit të ASH-së nga Qeveria, Arben Fetai po i humbë të gjitha pozitat që kishte ASH-ja në ekzekutiv.

Dje në pozitën e zv/drejtorit të Doganës i mori Izet Mexhiti, ndërsa sot Bilall Kasami tha se pozitat tjera po ruhen për partnerë të rinj.
Kujtojmë se ASH-ja kishte edhe pozitën e zv/ministrit të mbrojtjes por këtë pozitë tashmë Mickoski e Izet Mexhiti duket se e kanë rezervuar për partinë e Menduh Thaçit.

Bilall Kasami nga VLEN ka deklaruar se vendet vakante në ekzekutiv, që i takonin ASH-Taravarit, tani po ruhen për deputetët e Frontit Evropian, që pritet t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare, përcjell TV21. Kasami tha se po bisedohet se cilat pozicione t’i marrin të njëjtit.

Ndërsa, kryeministri Mickoski thotë se ende asgjë nuk është sigurt, asgjë nuk është përfundimtare për inkuadrimin e Thaçit në Qeveri.

Arben Fetai i mbanë ison Izet Mexhitit, ndërsa ai i merr ASH-së pozitat në Qeveri
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *