Nis një kapitull i ri për Anën dhe Kevinin, çifti merr hapin e rëndësishëm

featured

Kevin Edmond ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se është kthyer nga Suedia për të nisur një kapitull të ri në Kosovë – këtë herë krah për krah me të dashurën e tij, Anën.

Çifti i dashur për publikun u njoh gjatë edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku ndjenjat mes tyre nisën të lulëzojnë brenda shtëpisë më të famshme.

Në postim, Kevin shprehet se pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit, më në fund po e nisin bashkëjetesën e tyre në Kosovë.

Ai e cilëson këtë si fillimin e historisë së tyre të vërtetë dhe i uron vetes dhe Anës fat në këtë rrugëtim të përbashkët.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për çiftin që ka fituar simpatinë e publikut, ndërsa fansat mezi presin të shohin më shumë nga jeta e tyre tani brenda një shtëpie.

Nis një kapitull i ri për Anën dhe Kevinin, çifti merr hapin e rëndësishëm
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.