Real Madridi dhe Liverpooli arrijnë marrëveshje që Trent të luajë në Kupën e Botës për Klube për ‘Los Blancos’

featured
Press Online
29 Maj 2025, 20:51

Real Madridi dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje zotërinjsh që Trent Alexander-Arnold të luajë në Kupën e Botës për Klube për Madridin, raporton COPE.

Dokumentet për transferimin po shkëmbehen dhe finalizohen aktualisht midis të dy klubeve.

Kontrata e Trentit me Liverpoolin nuk skadon deri më 30 qershor, por Kupa e Botës për Klube fillon për Real Madridin në mesin e qershorit.

Kështu, vetëm një marrëveshje e tillë do t’i lejojë mbrojtësit anglez të luajë për një klub të ri para fundit të qershorit.

Trenti do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit në orët në vijim.

/GazetaBlic Sport

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter