Drejtori sportiv i ri i AC Milan, Igli Tare ka pyetur për Antonio Conten, si dhe Massimiliano Allegrin, ndërsa kërkon një trajner rreth të cilit të ndërtojnë projektin e tyre të ri.
Sipas asaj që është zbuluar nga burime të ndryshme të mediave italiane, Igli Tare i ka paraqitur një ofertë fillestare zyrtare Massimiliano Allegrit për të thyer bllokimin dhe për të bindur të mos presë zhvillime të mëtejshme nga Napoli.
Milani ka gati 5 milionë euro në vit për Allegrin, teksa presin përgjigjen e tij.
Poashtu, Milani synon edhe Conten, por kjo pistë duket shumë e vështirë.
/GazetaBlick Sport