“Forca” të flaktë pas Vushtrrisë, shiten shumica e biletave në veri për ndeshjen ndaj Llapit

featured
Press Online
27 Maj 2025, 16:21

Skuadra e Vushtrrisë të shtunën luan ndeshjen jetike për barazh ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kreyqytet.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në Superligë në sezonin 2025/26, shkruan GazetaBlic Sport.

Para katër orësh, FFK ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, teksa “Forca” me nxitim tashmë ka blerë shumicën e tyre në veri, aty ku do pozicionohen si tifogrup.

Siç duket, ‘Forca’ do jetë shumë e mobilizuar për këtë super ndeshje, që luhet të shtunën nga ora 16:00.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter