Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 23.04.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 23-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori disa vendime, në mesin e tyre edhe ai për procedurë disiplinore ndaj futbollistit të Llapit, Besar Musolli.
Musolli u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka, kjo sepse kishte kapur për fyti futbollistin kundërshtar të Malishevës. Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka shkuar tek vetura e gjyqtarit Çaka, duke e fyer dhe kërcënuar për sulm fizik.
Ja vendimi:
Ndaj: Lojtarit të KF “Llapit“ me numër fanele 23 Besar Musolli ID:020561M89. Motivi: Në minutën e 88 kap për fyti lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe pas përfundimit të ndeshjes vjen deri te vetura e gjyqtarit kryesor dhe e kërcenon. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Malisheva-Llapi.
/GazetaBlic Sport/


