1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Eni Çobani: Violetë Kukaj ia mori pasurinë burrit të saj me mashtrim

Eni Çobani: Violetë Kukaj ia mori pasurinë burrit të saj me mashtrim

featured

Avokatja Eni Çobani, përfaqësuese ligjore e ish-bashkëshortit  të këngëtares Violetë Kukaj ka thënë se ajo i mori pasurinë ish-burrit me mashtrim.

“Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.

Çobani tha se gjyqi pritet të vazhdohet.

Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.

Eni Çobani: Violetë Kukaj ia mori pasurinë burrit të saj me mashtrim
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.