1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Rita Ora me një dedikim special për ditëlindjen e babait të saj

Rita Ora me një dedikim special për ditëlindjen e babait të saj

featured

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për babanë e saj, Nik Ora, në një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes disa fotografive të publikuara në instastory, Rita e ka quajtur atë një burim të vazhdueshëm frymëzimi dhe një baba të mrekullueshëm.

“Urime ditëlindjen babi! Të dua shumë! Je babai më i mirë që do të mund të kërkoja dhe është nder të jem vajza jote. Ti me inspiron çdo ditë. Je partneri më i mirë për të pirë” ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe të bukura familjare.

Rita Ora me një dedikim special për ditëlindjen e babait të saj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.