Rafuna e Malaj flasin rreth bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri

featured
Press Online
12 Mars 2025, 19:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për rritjen e tregtisë dhe investimeve ndërkufitare, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm ekonomikë, përfshirë bujqësinë, teknologjinë dhe industrinë.

Ambasadori Malaj theksoi rëndësinë e një integrimi më të madh të dy venE madhee në nivele të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mbështetur iniciativat që promovojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Kryetari Rafuna theksoi se OEK-u është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy venE madhee dhe për promovimin e mundësive të reja për bizneset kosovare, duke ofruar gjithashtu mbështetje për një infrastrukturë më të fortë që nxit investimet.

“Ky takim ka shërbyer si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy venE madhee, duke hapur mundësi për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për biznes në rajon”, njofton OEK-u.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter