1. Lajme
  2. SPORT
  3. Mallorca merr frymë më lirshëm, i rikthehet Muriqi

Mallorca merr frymë më lirshëm, i rikthehet Muriqi

featured

Skuadra nga La Liga, RCD Mallorca të mërkurën mori lajme goxha të mira në aspektin personal.

Kjo pas konfirmimit të sotëm se Vedat Muriqi ka marrë dritën jeshile për t’u stërvitur.

Sulmuesi Muriqi, nga ana e tij, alarmoi fansat gjatë fundjavës pasi u detyra të largohej para kohe në takimit kundër Athletic Club.

E nga ana e tij, Muriqi nuk ka stërvitur që nga ajo ditë.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, 30-vjeçari u pa bashkë me skuadrën e tij në stërvitje.

Edhe Mundo Deportivo raportoi për kthimin e Muriqit.

“RCD Mallorca iu rikthye stërvitjes, me Vedat Muriqin e rimëkëmbur totalisht nga shqetësimi që pati në fund të ndeshjes kundër Athletic Club”.

E Muriqi pritet të luajë këtë të shtunë kundër Espanyolit.

Mallorca merr frymë më lirshëm, i rikthehet Muriqi
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.