Shkup, 22 shkurt – Struga Trim Lum sot do të mirëpret Vardarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superligës shqiptare. Të dyja skuadrat e nisën me humbje stinorin pranveror, prandaj nesër do të kërkojnë të marrin maksimumin e mundshëm të pikëve.
Mesfushori i Strugës, Besmir Bojku, është optimist dhe beson se tri pikët do të mbesin në Strugë, duke theksuar se ekipi i tij është më i mirë se kundërshtari, që gjatë merkatos së dimrit ka bërë përforcime të rëndësishme.
“Mendoj se na pret një ndeshje e vështirë. Sigurisht, kemi bërë përgatitje të plota, si psikologjikisht ashtu edhe taktikisht. Shpresoj dhe besoj që tri pikët do të mbesin në Strugë, dhe kjo mund të shërbejë si një nisje e një serie të rezultateve pozitive, që do të na ngjisë lart në tabelë dhe do të na mundësojë të luftojmë për kreun e saj”, tha Bojku.
Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Vardarit do të luhet nesër në stadiumin e qytetit të Strugës, me fillim në orën 14:00.


