1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Aktakuzë kundër tetë të pandehurve për falsifikim të dokumenteve e shpëlarje të parave

Aktakuzë kundër tetë të pandehurve për falsifikim të dokumenteve e shpëlarje të parave

featured

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve, përfshirë pesë persona fizikë dhe tre persona juridikë, nën akuzat për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpëlarje e parave”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas hetimeve disa vjeçare, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special. Personat fizikë të akuzuar janë identifikuar me inicialet E.M., K.A., E.LL., K.LL., dhe I.L., ndërsa personat juridikë përfshijnë kompanitë “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 par.3 i KPRK-së dhe veprën penale “Shpërlarje e parave” e përcaktuar me nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së – nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Aktakuzë kundër tetë të pandehurve për falsifikim të dokumenteve e shpëlarje të parave
|