Cyberpunk 2077 tejkalon 30 milionë kopje të shitura

featured
Press Online
30 Nëntor 2024, 01:46

Gjatë raportit financiar të tre mujorit të tretë të 2024, CD Projekt RED njoftoi se Cyberpunk 2077 ka tejkaluar 30 milionë kopje të shitura ndërsa ekspansioni i saj Phantom Liberty ka shitur 8 milionë.

Pavarësisht lançimit kontrovers ku video loja u përball me probleme të shumta kryesisht në konsola, Cyberpunk 2077 është një prej lojërave më kërkuara të të gjitha kohërave dhe mbase më e mira e gjeneratës së kaluar The Witcher III: Wild Hunt.

Lançimi i saj ishte debutimi dixhital më i madh i të gjitha kohërave me 10.2 milionë njësi të shitura deri në Janar të 2021. Më pas shitjet u venitën disi nisur edhe nga fakti se Sony e hoqi nga PlayStation Store për disa muaj.

Ekspansioni i saj Phantom Liberty ishte një hit më vete së bashku me Update 2.0 duke ndryshuar plotësisht perceptimin negativ për lojës që ishte krijuar në muajt e parë pas debutimit.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter