“Tani është personale”: Tysoni godet me shuplakë Paulin, gjatë peshimit

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, e ka goditur me shuplakë kundërshtarin e tij Jake Paul.

Ai këtë e bëri gjatë peshimit të enjten, ndërsa dy boksierët e lartcekur do të hyjnë në ring sonte.

Tysoni, i cili peshonte 103,4 kilogramë, iu afrua Paulit dhe menjëherë e goditi 27-vjeçaren në fytyrë përpara se të dilte nga skena, duke thënë: “Të folurit mbaroi”.

Pauli, premtoi të mposht Tyson, i cili ka një rekord 50-6 me 44 nokaut.

“Ai është i zemëruar, ai është një elf i vogël i zemëruar”, tha Paulo, i cili peshonte 103.05 kilogramë.

“Tani është personale”, shtoi ai.

Ndeshja mes veteranit të sportit dhe të riut ambicioz nis nga ora 20:00, dhe transmetohet nga Netflix.

Para përballjes së Tysonit dhe Paulit, do të ketë edhe duele të tjera, prandaj është e vështirë të përcaktohet fiks koha kur 58-vjeçari dhe 27-vjeçari do të nisin të grushtohen në ring.

“Tani është personale”: Tysoni godet me shuplakë Paulin, gjatë peshimit
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Reklam Engelleyicisi Tespit Edildi

Sitemize katkıda bulunmak için lütfen reklam engelleyicinizi devredışı bırakın.