Dy të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Shkodër

featured
Press Online
06 Nëntor 2024, 07:01

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur mesditën e së mërkurës në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit në Shkodër.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentalisht në vendin e ngjarjes. Dy personat që kanë humbur jetën janë në një moshë të re, por ende nuk dihet identiteti i tyre, shkruan A2 CNN.

Viktimat ishin shënjestrat e atentatit. Ata ndodheshin bashkë në një automjet tip “Benz” dhe janë qëlluar në lëvizje, raporton A2 CNN.

“Atentat me dy të vrarë në afërsi të ish- “5 Heronjve”. Dy persona dyshohet se janë plagosur në mënyrë aksidentale, ndërsa atentati ka pasur për objektiv dy persona të tjerë që kanë qenë në një automjet. Kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të mjetit në lëvizje”, raporton gazetari i A2 CNN.

Forca të shumta policie  dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur atentatin me 2 të vdekur.

Më herët mediat në Shqipëria kanë raportuar se në sulmin e armatosur janë vrarë katër persona dhe një i plagosur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter