Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ndodhet në Luksemburg, pasi Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë.
Në një prononcim për mediat, Rama tha Shqipëria se do të të integrohet në BE brenda vitit 2030
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Jemi shumë të përkushtuar ndaj BE që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës. Ne nuk këmi hequr kurrë dorë sepse për ne BE është shumë e rëndësishëm. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Do bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa ne brenda Bashkimit Europian. Janë detyra shtëpie për t’u bërë, një mal për t’u ngjitur dhe ne tani jemi në maja e sipër me një vullnet të plotë. Shqipëria në BE do të jetë brenda vitit 20230! Ne do t’a bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 20230. /vizionplus.tv