Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se është duke mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) lidhur me përgatitjen e ushqimit për personelin e saj.
“SHKK është duke mbështetur FSK-në, por kjo mbështetje do të jetë vetëm për një periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”, ka thënë SHKK-ja në një përgjigje për Dukagjinin.
Ndërkohë, Dukagjini merr vesh se SHKK-ja tashmë ka të angazhuar tetë punëtorë në mbështetje të FSK-së.


