“Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë” – Torres i reagon Vuçiqit

featured

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Tëitter), Torres ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për Kosovën, duke theksuar se Vuçiq është “në anën e gabuar të historisë”.Torres ka kritikuar kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, të cilat përfshijnë kthimin në një status ku Kosova do të hiqte dorë nga sovraniteti i saj.

Sipas Torres, një kthim i tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi Kosova është dhe do të mbetet shtet i pavarur, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka shtuar Torrres në X.

Vuçiq gjatë fjalimit të tij i dal me 7 kërkesa pë Kosovë:

  • shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
  • kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.
  • tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.
  • tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.
  • formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
  • zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe
  • kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

“Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë” – Torres i reagon Vuçiqit
|