Drejtuesit e VLEN-it takuan Gashin, një ditë para interpelancës

featured
Press Online
02 Shtator 2024, 10:30

Drejtuesit e koalicionit VLEN, janë pritur sot në Kuvend nga kryeparlamentari, Afrim Gashi. Kjo vizitë e tyre vjen një ditë para interpelancës për Gashin, si mbështetje për të.

“Kafenë e mëngjesit të sotëm e pimë bashkë me drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku.

Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, e riktheksuam përkushtimin tonë për përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe nevojën për vazhdimësinë e këtij koalicioni shpresëdhënës e frytdhënës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për vendin në përgjithësi.

Unë i falënderova për vizitën dhe mbështetjen!”, ka shkruar Gashi./Gazeta LAJM

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter