Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë marrë pozita shtetërore pa pasur asnjë ditë përvojë punë.
Kica – Xhelili, në “Debat Plus”, tha se Kurti e ministrat e tij nuk e duan Kosovën.
“E kemi një kryeministër dhe ministre të Drejtësisë, me asnjë ditë përvojë pune. Politika nuk është ku prej fakultetit e fillon përvojën e punës… këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë, e njohin mbrapsht vetëm nga banka e të akuzuarve… jo që s’e njohin, por mendoj qëllimshëm”, tha ajo.
“Po ballafaqohemi me një pushtet që s’e ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë, sepse Kosovën nuk e dojnë”, vijoi ajo.
Kica – Xhelili tha se nëse e duan vendin nuk do të duhej të bëjnë ligje që e dëmtojnë sistemin demokratik të Kosovës.


