Një prej funksionaliteteve më të mira të sigurisë së Google vjen për të gjithë përdoruesit përfshirë ata në Shqipëri

featured

Pas mbylljes së Google One VPN në fund të Qershorit, funksioni i raportimeve të rrjetit të zi – Dark Web – tashmë do të bëhet i disponueshëm për të gjithë ata që kanë një llogari në Google.

Aktualisht raportimet e rrjetit të zi janë të disponueshme vetëm për ata që kanë një abonim në Google One.

Dokumentimi zyrtar deklaron se pas hapjes së një profili, Google monitoron rrjetin e zi në mënyrë që ju të qëndroni të përditësuar nëse të dhënat tuaja personale janë ekspozuar në një sulm apo thyerje sigurie.

Në këtë moment që shkruajmë këtë raporte janë të disponueshme në 46 vende të botës ku përfshihet edhe Shqipëria dhe në fund të Korrikut 2024 do të ofrohen për të gjithë përdoruesit.

Kur hapni aplikacionin Google One ditën e sotme, një baner pop-up shfaqet i cili konfirmon se ky funksionalitet nuk do të jetë më i disponueshëm brenda tij duke filluar nga fundi i këtij muaji.

Raportet do të vendosen në seksionin Results About You të llogarisë suaj në Google. /PCWorld Albanian

Një prej funksionaliteteve më të mira të sigurisë së Google vjen për të gjithë përdoruesit përfshirë ata në Shqipëri
|