1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Iu shtrenjtohet rruga mërgimtarëve që vijnë në Maqedoni nga Serbia

Iu shtrenjtohet rruga mërgimtarëve që vijnë në Maqedoni nga Serbia

featured

Mërgimtarët që vijnë në Maqedoninë e Veriut përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet. Nga 10 korriku, Serbia ka rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave.

Çmimet janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave, ka njoftuar Ministria e Transportit serb.

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro.

Zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike. 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”.

Iu shtrenjtohet rruga mërgimtarëve që vijnë në Maqedoni nga Serbia
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.