1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Çmimi i një gram ari, nga 55 deri 70 euro! Artarët në Çarshinë e Shkupit tregojnë çka kërkohet më tepër

Çmimi i një gram ari, nga 55 deri 70 euro! Artarët në Çarshinë e Shkupit tregojnë çka kërkohet më tepër

featured

Në prag të sezonit së dasmave, çmimi i një gram ari në Çarshi të Shkupit lëvizë nga 55 deri në 70 euro. Një komplet nisë nga një mijë euro e derisa të kenë buxhet klientët. Kështu shprehen artarët të cilët me vite kultivojnë këtë zanat. Për TV21, shitësit shprehen se më së shumti kërkohen kompletet si gjerdanë me byzylykë, e kush ka mundësi, merr edhe gjëra tjera.

Për dallim prej para periudhës së Covidit kur bota ishte në gjendje krejt ndryshe, shitësit thonë se grami i arit është shtrenjtuar për 15 deri 25 euro.

Për shitësit e arit, e rëndësishme është edhe ardhja e kurbetçarëve. Thonë se në këtë periudhë u rritet edhe shitja.

Megjithatë, temperaturat e larta kanë ndikuar që Çarshia të mos jetë e stërmbushur gjatë ditës. Artarët e tjerë të cilët vizituam na thonin se Çarshia është zbrazur dhe nuk ka mjaftueshëm klientë.

Çmimi i një gram ari, nga 55 deri 70 euro! Artarët në Çarshinë e Shkupit tregojnë çka kërkohet më tepër
|