Versioni në ueb i Threads së shpejti mund të bëhet më i dobishëm. Meta ka filluar të testojë kohështrirjet e personalizuara të ngjashme me Tweetdeck ku përdoruesit mund të qëndrojnë të informuar për disa tematika, kërkimi apo llogari në të njëjtën kohë.
Përdoruesit të cilët janë ftuar ta testojnë mund të krijojnë kolona të cilat mbajnë informacione për tematika të caktuara, etiketa, llogari apo terma kërkimi.
Këto kolona mund të rifreskohen automatikisht me përmbajtje të reja. Aktualisht Threads ofron mbështetje për deri në 100 kolona të ndryshme, edhe pse një përfaqësues i Meta tha se kjo shifër mund të ndryshojë sipas ecurisë së testimit.
Bazuar në disa imazhe të publikuara nga Mark Zuckerberg, kolonat e reja të Threads ngjajnë shumë me Tweetdeck, një prej aplikacioneve desktop më të preferuara të përdoruesve të fortë të rrjetit social.
Aplikacioni sot quhet X Pro dhe është i disponueshëm vetëm me pagesë. Sakaq ndryshimi i ri i Meta vjen në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë Threads një burime më të besueshëm të informacioneve në kohë reale.
/PCWorld Albanian



