Grand Theft Auto 6 mbërrin në Vjeshtën e 2025

featured
Press Online
06 Korrik 2024, 12:34

Grand Theft Auto VI do të rikthehet në Vice City në Vjeshtën e 2025. Ditën e Enjte kompania mëmë Take-Two Interactive konfirmoi mbërritjen e titullit të shumëpritur në Vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ngjarjet e edicionit të gjashtë të serive do të zhvillohen në Leonida, ekuivalenti i Florida i Rockstar dhe do të përqendrohet kryesisht tek Vice City (Miami.)

Loja ka elementë vizualë të vjetër duke ngjallur nostalgji tek lojtarët e Grand Theft Auto: Vice City në 2002. Mund të shikoni një klip të protagonistëve Jason dhe Lucia në trailerin e paraqitur më poshtë.

/GameWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter