Më 17-19 Maj u mbajt në qytetin e Durrësit edicioni kombëtar i programit të sipërmarrjes sociale Upshift duke mbledhur së bashku mbi 80 të rinj nga gjithë Shqipëria.
Edicioni i 18-të i Upshift u organizuar në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen financiare të qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Ambasada Italiane dhe ICTSlab.
Në edicionin kombëtar të Upshift nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Shqipëri, znj. Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, z. Bleron Menzelxhiu, këshilltar pranë Ministrit të Shtetit për Qeverisjen Lokale, z. Flogert Muça, ekspert komunikimi dhe bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.
Ky eveniment u organizua në ambientet e Shkollës Profesionale “Charls Telford Ericson” dhe të rinjtë u ndanë në 12 grupe me një llojshmëri idesh si platforma digjitale, aplikacione, uebfaqe, hapësira virtuale si dhe përdorimi i inteligjencës artificiale.

Përgjatë tre ditëve të rinjtë punuan përmes metodologjisë “Design Thinking” duke krijuar pemën e problemit, zgjidhjen e tij në ditën e parë, deri tek testimi, krijimi i prototipeve dhe buxhetit në ditën e dytë.
Të rinjtë u vizituan nga z. Sahin dhe znj. Muzhaqi në ditën e parë dheu njohëm me punimet e të rinjve të Upshift ndërsa në ditën e dytë mirëpritën z. Menzelxhiu, i cili në formën e një interviste me z. Muça ndau rrugëtimin e tij si ekspert komunikimi duke përcjellë edhe disa këshilla të rëndësishme për krijimin e një prezantimi efektiv dhe tërheqës për audiencën.

Në ditën e tretë secili prej 12 grupeve Scooby Doo, KurseTani, Rrënjët e Reja, Smurfs, Immal, ByteBenders, Cyber Sirens, Pet Patrol, Malësorët, We are the Trace, Hartuesit dhe PsycheAI prezantuan për 3 minuta përballë jurisë së Upshift e cila përbërhej nga pesë anëtarë: z. Genti Selenica, Bashkëthemelues dhe CEO i Baboon, znj. Ester Sefa, nënkryetare e Bashkisë Kavajë, znj. Etleva Gjelaj, Drejtuese e AKPA, z. Bleron Menzelxhiu, këshilltar pranë Ministrit të Shtetit për Qeverisjen Lokale dhe znj. Jonilda Filipi, Drejtoreshë pranë One Albania. Ky workshop u përshëndet edhe nga bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Fitues të edicionit kombëtar të Upshift u shpallën grupet Scooby Doo, Rrënjët e Reja dhe Smurfs “Immal”.
Ky grup do të përfitoje mbështetje financiare dhe mentorim individual. Edicioni kombëtar i Upshift e dërgon në 18 numrin e workshopeve organizuar në kuadër të këtij programi të sipërmarrjes sociale në të gjithë Shqipërinë, nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Dibra, Lezha, Kukësi e Berati.
Fituesit e Upshift Edicioni Kombëtar
Grupi “Scooby Doo” me mentor Markelian Laho dhe i përbërë nga: Renaldo, Algert, Fabjan, Ardi ka për qëllim krijimin e një platforme të quajtur “Happy tails” që ofron një sistem menaxhimi në kohë afatgjatë për trajtimin e kafshëve të braktisura.
Grupi “Rrënjët e reja” me mentore Valbona Xhani dhe anëtarë: Brisilda, Rexhina, Dhurata, dhe Fabion synon ndërtimin e një klase të gjelbër në ambientet e shkollës profesionale “Charls Telford Ericson”. Klasa do të jetë një mjedis praktik i cili do të mundësojë kultivimin e bimëve dhe që zbatimin e njohurive të marra në shkollë.

Grupi “Smurfs” me mentore Krisi Kllapi dhe anëtarë: Antea, Sara, Elektra, Gledis dhe Ledion sjell një zgjidhje me emrin “Ustai”në formën e një platforme digjitale që lidh përdoruesit me ofrues të shërbimeve të ndryshme të nevojshme për shtëpitë e tyre.
Çmimi surprizë
One Telecommunications dhe Baboon shpalli një çmim surprizë për grupin “Immal,” i cili synonte ndërtimin e një hapësire virtuale, e cila ju vjen në ndihmë personave me sëmundje kronike duke i mbështetur në mirëqenien e tyre psiko-emocionale.



