Blackmagic, emër i njohur për kamerat dixhitale të filmit, me cilësi të lartë, ka prezantuar një aplikacion pa pagesë për pajisjet Android që premton të ofrojë kontrollimin e videove të nivelit profesional në telefonat inteligjentë.
Bëhet e ditur se aplikacioni Blackmagic Camera, tani i disponueshëm në Google Play, është i mbushur me veçori, duke përfshirë histogramet dhe audiomatësit.

Ai gjithashtu integrohet me DaVinci Resolve, duke i lejuar përdoruesit të ngarkojnë pamje direkt në një projekt specifik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa aplikacioni Blackmagic Camera zhbllokon një gamë të gjerë opsionesh fotografimi profesionale, është e rëndësishme të mbani mend se vetë aplikacioni nuk mund të përmirësojë në mënyrë magjike harduerin e kamerës fizike në telefonin tuaj.

Për shembull, ndërsa aplikacioni mund të përfitojë nga hardueri i nivelit të lartë në Samsung Galaxy S23 Ultra për të kapur pamje mahnitëse 8K, ai do të kufizohet në rezolucion 4K në Google Pixel 8 Pro, i cili ka një sistem kamerash më pak të fuqishëm.
Siç raportohet, aplikacioni Blackmagic Camera është aktualisht në fazat e tij të hershme dhe Blackmagic Design ka konfirmuar vetëm përputhshmërinë e tij me një përzgjedhje të kufizuar të telefonave inteligjentë kryesorë të kohëve të fundit.

Deri më tani, aplikacioni është instaluar me sukses dhe është konfirmuar se funksionon në pajisjet e mëposhtme:
Samsung Galaxy S24
Samsung Galaxy S24+
Samsung Galaxy S24 Ultra
Google Pixel 7
Google Pixel 8 Pro.





