featured

 4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite

Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin…

Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.

Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit.

Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do të mbahet edhe një organizim për shënimin e kësaj dite, kur përveç zëvendës komandantit të Brigadës, Malë Gashi do të jenë të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama e kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

Dita e Zjarrfikësve u krijua në vitin 1999 pasi 5 zjarrfikës vdiqën tragjikisht gjatë një zjarri në Australi, kur drejtimi i erës ndryshoi papritur dhe ata u përfshinë nga flakët.

Kjo ditë nuk nderon vetëm punonjësit aktual, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre në shërbimin zjarrfikës ndër vite.

 4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!