featured

Osmani takohet me Hovenierin, flasin për anëtarësimin në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas njoftimit nga k zyra e presidencës për media në këtë takim…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga k zyra e presidencës për media në këtë takim është folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë rast është vënë në pah procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por komunikata nuk ka detaje për kërkesën e Gjermanisë dhe Francë që Qeveria ta votojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e pastaj ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

“Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim. 

Osmani takohet me Hovenierin, flasin për anëtarësimin në KiE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!