Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim të dëshmorëve dhe martirëve. Ai ka thënë se më “1 maj 1999 shumë burra dhe gra të këtij…
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim të dëshmorëve dhe martirëve.
Ai ka thënë se më “1 maj 1999 shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atëdheut”.
Gjithashtu Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.
“Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së”.
“Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri.I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Haradinaj.


