featured

Tableti i ardhshëm iPad Pro i Apple mund të vijë me çipin M4 dhe fokus në AI

Evenimenti “Let Loose” i iPad i cili do të mbahet javën e ardhshme pritet të zbulojë më shumë rreth të ardhmes së tabletëve të Apple dhe spekulimet lidhur me këtë linjë produktesh janë intensifikuar javët e fundit.

Sipas Bloomberg, tableti i shumëpritur iPad Pro OLED mund të mos ketë çipet M3 që të gjithë kanë pritur, por çipin e gjeneratës së re M4.

Në buletinin javor, gazetari Mark Gurman i Bloomberg tha se gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të larta. Dhe sipas tij çipi M4 është përfshirja në formë zyrtare e Apple në inteligjencën artificiale.

Besoj se Apple do ta pozicionojë tabletin si pajisja e parë e saj AI dhe që prej këtij momenti çdo pajisje tjetër do të quhet pajisje AI,” shkruante Gurman.

Duke vepruar kështu në evenimentin e 7 Majit, Apple do të përqendrohej plotësisht në inteligjencën artificiale me evenimentin pasues WWDC të zhvilluesve në Qershor.

Evenimenti “Let Loose” pritet të sjellë përditësime për linjën iPad por edhe aksesorët e tyre si Magic Keyboard dhe Apple Pencil. /PCWorld Albanian

Tableti i ardhshëm iPad Pro i Apple mund të vijë me çipin M4 dhe fokus në AI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!