Shëndeti mendor i të rinjve është gjjithmonë e më i brishtë

featured
17 Prill 2024, 16:08

Në linjën SOS të “Megjashit” kanë mbërritur gjithsej 307 raportime për probleme me shëndetin mendor, lëndime dhe marrëdhënie familjare. Në dhjetë nga raportet, të rinjtë u ankuan se kishin mendime për vetëvrasje. Në linjën telefonike të “Hello Bushavko” të Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi” kanë mbërritur 307 raportime për probleme me shëndetin mendor, lëndime, marrëdhënie familjare dhe aksesueshmëri, ku janë përfshirë 379 të rinj. Në dhjetë nga raportet, të rinjtë u ankuan se kishin mendime për vetëvrasje, shkruan PRESSonline.al

Vitin e kaluar në telefonin SOS janë bërë 619 thirrje. Më së shumti raportime janë nga fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, më pas nga 10 deri në 12 vjeç dhe në vendin e tretë për nga shpeshtësia e raportimeve janë fëmijët e moshës nga 7 deri në 9 vjeç.

Shëndeti mendor është në krizë

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, shumica e raportimeve kanë të bëjnë me shqetësimin emocional – zemërimin, frikën dhe ankthin, si dhe problemet e humorit. Fëmijët gjithashtu u ankuan për dhunë mendore/emocionale, dhunë fizike dhe neglizhencë.

Fëmijët u ankuan edhe për probleme dhe shkelje të të drejtave që i përkasin kategorisë së marrëdhënieve familjare, ndërsa në lidhje me aksesueshmërinë u përballën me probleme sa i përket aksesit në arsim, kujdes shëndetësor, shërbime ligjore dhe shërbime socio-ekonomike, sipas “Megjashit”, informon PRESSonline.al

Mendime vetëvrasëse

Shëndeti mendor i fëmijëve është i shqetësuar prej disa vitesh. Sipas raportit, numri i raportimeve për mendime vetëvrasëse dhe vetëvrasje është rritur gjatë vitit të kaluar. Sipas Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv dhe themelues i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në botë “Megjashi”, vitin e kaluar në vetëm dy muaj ka pasur dhjetë raportime për vetëvrasje nga të rinjtë.

“Ishte një sfidë e madhe për ne se si të vepronim, çfarë të bënim. Ne kontaktuam Odën e Psikologëve. Por e kuptuam që për këtë ndërmarrje serioze duhen institucione. Shërbimet profesionale duhet të kenë njohuri se si të veprojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta marrin seriozisht mesazhin dhe apelin e Ambasadës së Parë Botërore “Megjashi” dhe “Alo Bushavko” për të përgatitur një protokoll, një udhëzim, në mënyrë që shërbimet profesionale të veprojnë në përputhje me rrethanat që të mos ndodh që të humbet një jetë fëmije”, thotë ai.(PRESSonline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter