Shkencëtarët në mbarë botën po monitorojnë përhapjen e gripit të shpendëve te gjitarët, duke mbajtur një sy vigjilent për transmetimin e mundshëm të përhapur te njerëzit.
Rreziku i rasteve njerëzore nga gripi i shpendëve, një infeksion me potencial pandemik, sipas ekspertëve, vlerësohet ende të jetë i ulët.
Megjithatë, përhapja te gjitarët është një shqetësim pasi ata janë evolucionarisht më afër njerëzve, duke e bërë më të lehtë për virusin që të përshtatet për të infektuar njerëzit. Shqetësimi i ekspertëve të gripit të shpendëve është ringjallur javët e fundit, me një pacient të prekur nga gripi i shpendëve në SHBA dhe përhapjen e një lloji të virusit te bagëtitë në fermat, në të paktën në gjashtë shtete.


