Pavarësisht nëse është fizik apo psikologjik, bullizmi dhe forma të tjera të dhunës së bashkëmoshatarëve mes të rinjve nuk janë asgjë e re. Në fakt, tendencat e përgjithshme janë të qendrueshme.
Por një studim i 44 vendeve në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut tregon një rritje të bullizmit kibernetik që nga viti 2018.
Studimi “Sjellja shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” (HBSC) botuar në fund të marsit (27.03.2024) nga OBSH/Evropë (Organizata Botërore e Shëndetësisë) identifikon “digjitalizimin në rritje të ndërveprimeve të të rinjve” si shkakun kryesor të bullizmit kibernetik.
Në një deklaratë për media të së njëjtës ditë, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se raporti ishte “një alarm zgjimi”. “Me të rinjtë që kalojnë deri në gjashtë orë në internet çdo ditë, edhe ndryshime të vogla në shkallën e ngacmimit dhe të dhunës mund të kenë implikime të thella për shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve”, tha Kluge, duke theksuar si pasoja të mundshme vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen.


