Partia kryesore opozitare e Turqisë ka shpallur fitoren në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë. Rezultatet janë një goditje për Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte shpresuar të rimarrë kontrollin e qyteteve pasi ai pretendoi një mandat të tretë si president.
Ai drejtoi fushatën për të fituar në Stamboll, ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie. Por Ekrem Imamoglu, i cili fitoi për herë të parë qytetin në vitin 2019, shënoi një fitore të dytë për opozitën laike.
Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, që i fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, me 80% të votave të numëruara kryeson me 10% ndaj rivalit të tij , biznesmenit dhe ish-ministrit të Mjedisit, Murat Kurum.
Mbështetësit në Stamboll, u mblodhën jashtë ndërtesës qendrore të bashkisë. Ata valëvitën flamuj turq dhe pankarta që tregonin foton e zotit Imamoglu së bashku me babanë themelues të Turqisë Kemal Ataturk.


