Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës pas përfundimit të sezonit aktual. Kjo u bë e ditur nga vet trajneri spanjoll pas humbjes 3:5 nga Villarreali mbrëmë, shkruan Gazeta Express.
E tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të shtabit teknik të katalonasve. Media britanike, Dailymail shkruan se favoriti i hershëm është trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi. Ai po bën punë fantastike me Brighton dhe mund të jetë trajneri që i duhet Barcelonës.
🚨 Brighton manager Roberto De Zerbi is the early favourite to replace Xavi at Barcelona.
(Source: Mail on Sunday) pic.twitter.com/exPgF29NUX
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 28, 2024


